Edhe dimri vret në Gaza! Muret shemben mbi çadra, vdesin gra e fëmijë
Erërat e forta të dimrit kanë shembur muret mbi çadrat e përkohshme në Rripin e Gazës, duke shkaktuar vdekjen e të paktën katër personave, mes tyre gra dhe fëmijë. Ngjarja tragjike vjen në një kohë kur kushtet e jetesës janë tejet të rrezikshme për popullsinë palestineze, më shumë se 2 vjet pas bombardimeve shkatërruese izraelite dhe mungesës së ndihmave të mjaftueshme humanitare. Megjithëse një armëpushim është në fuqi që nga tetori, organizatat humanitare thonë se shumica e palestinezëve nuk kanë strehim të përshtatshëm për t’u mbrojtur nga stuhitë e shpeshta të dimrit. Sipas zyrtarëve të spitalit Al-Shifa në Qytetin e Gazës, më i madhi në zonë, viktimat përfshijnë dy gra, një vajzë dhe një burrë. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se një foshnjë...
Burimi:
javanews.al