E rëndë në Romë/ 85-vjeçari i zë pritë dhe sulmoi me thikë nusen e tij në mes të rrugës
Një ngjarje e rëndë ndodhi të mërkurën më 25 shkurt në Romë, kur një 85-vjeçar sulmoi me thikë nusen e tij, 41-vjeçare. Sulmi ndodhi ndërsa gruaja sapo kishte çuar fëmijët në shkollë dhe po kthehej në shtëpi. Sipas mediave italiane, 41-vjeçarja e takoi rastësisht në rrugë të atin e burrit të saj, i cili, sipas po të njëjtave burime, duket se i kishte zënë pritë. Burri i moshuar e sulmoi papritur me thikë, duke i shkaktuar plagë në kokë dhe duar. Sulmin e ndaloi një nënoficer i karabinierëve, i cili ndodhej jashtë shërbimit në zonë. Ai ndërhyri menjëherë, e çarmatosi dhe e bllokoi të moshuarin deri në mbërritjen e patrullës. Gruaja u dërgua nga shërbimet e emergjencës në spitalin San Camillo. Megjithëse plagët ishin serioze,...
Burimi:
vizionplus.tv