E mesmja e artë/ Erdogan i propozon Trumpit telekonferencë me Iranin për të ulur tensionet
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka propozuar Presidentit amerikan Donald Trump zhvillimin e një telekonference me Iranin, në përpjekje për të ulur tensionet dhe për të shmangur një përshkallëzim ushtarak në rajon, bëjnë të ditur burime për Middle East Eye. Propozimi erdhi gjatë një bisede telefonike mes Erdogan dhe Trump ditën e hënë, ku presidenti turk i kërkoi homologut të tij amerikan të vendosë diplomacinë në plan të parë dhe ofroi Turqinë si ndërmjetëse mes Washingtonit dhe Teheranit. Sipas një zyrtari turk, Trump ka shprehur gatishmëri për një bisedë telefonike me Iranin, por Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ende nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare. Burime në Ankara besojnë se ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i cili ndodhet këtë javë në Stamboll, mund...
Burimi:
ntv.al