“E dobët dhe joefektive”- Wall Street Journal: Trump ankohet te ndihmësit e tij për prokuroren Pam Bondi

“E dobët dhe joefektive”- Wall Street Journal: Trump ankohet te ndihmësit e tij për prokuroren Pam Bondi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur shqetësime të përsëritura për Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, duke e cilësuar atë si të dobët dhe joefektive në zbatimin e axhendës së tij, sipas zyrtarëve të administratës, shkruan The Wall Street Journal. Sipas WSJ, kritikat e Trump janë pjesë e presionit të tij për Departamentin e Drejtësisë, që të ndjekë më agresivisht prioritetet e tij. Ai ka diskutuar me aleatët mundësinë e emërimit të prokurorëve specialë, duke shprehur zemërim për mënyrën se si Bondi dhe stafi i saj po menaxhojnë çështje të ndryshme, përfshirë hetimet kundër ish-Drejtorit të FBI-së, James Comey, dhe Prokurores Letitia James. Presidenti ka shprehur gjithashtu pakënaqësi për menaxhimin e Bondi mbi dosjet e Jeffrey Epstein, që sipas tij kanë shkaktuar muaj të tërë shqetësimesh...