E dehur në timon, përplas 11 automjete, ndalohet nga policia greke 60-vjeçarja
Momente paniku kanë përjetuar qytetarët në Alimos në Greqi. Një shofere rreth 60 vjeç, e dehur në timon ka përplasur 11 automjete të tjera që ishin të parkuara. Drejtuesja e automjetit u ndalua dhe u shoqërua në polici. Banorët që ndodheshin aty pranë janë përfshirë nga paniku dhe kanë treguar se kanë dëgjuar zhurmë të fortë dhe më pas kanë parë edhe ngjarjen.
Burimi:
javanews.al