E dashura ngriu në mal, alpinisti austriak dënohet për vrasje nga pakujdesia

E dashura ngriu në mal, alpinisti austriak dënohet për vrasje nga pakujdesia

Një alpinist austriak është shpallur fajtor për vrasje nga pakujdesia e rëndë, pasi partnerja e tij humbi jetën nga hipotermia gjatë një ngjitjeje dimërore në malin Grossglockner, maja më e lartë e Austrisë, në janar 2025. Gjykata e dënoi alpisnitin , të identifikuar si Thomas P., me pesë muaj burg me kusht dhe një gjobë prej 9,600 eurosh. Viktima, Kerstin G., ndërroi jetë si pasojë e temperaturave ekstreme gjatë ngjitjes. Në vendimin e saj, gjykata theksoi se mori në konsideratë faktin që i dënuari nuk kishte precedentë penalë, si dhe humbjen e një personi të afërt, duke i cilësuar këto si rrethana lehtësuese. U përmend gjithashtu presioni i madh publik dhe reagimet akuzuese në rrjetet sociale. Gjykatësi Norbert Hofer, vetë alpinist me përvojë, deklaroi se...