“E bën për qëllime elektorale”, Orban akuzohet se nxit tensione artificiale me Ukrainën
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, është akuzuar nga kundërshtarët politikë se po përpiqet të krijojë tensione artificiale me Ukrainën për qëllime elektorale, pasi deklaroi se Kievi po përgatit sulme kundër Hungarisë dhe njoftoi dërgimin e ushtarëve për të mbrojtur “infrastrukturat energjetike kyçe”. Deklaratat e tij vijnë në një moment delikat politik, pasi një sondazh i pavarur i publikuar së fundmi i jep partisë opozitare Tisza, të drejtuar nga Peter Magyar, një avantazh prej 20 pikësh ndaj partisë në pushtet Fidesz. Sipas sondazhit, Tisza do të merrte 55 për qind të votave kundrejt 35 për qind për Fidesz, rezultat që sipas Magyar do t’i siguronte opozitës shumicën prej dy të tretash të nevojshme për të ndryshuar Kushtetutën. Gazetarja dhe analistja politike Anne Applebaum komentoi se Orbán...
Burimi:
javanews.al