“E ardhmja, e pasigurt”, Kallas reagon pas vrasjes së Khameneit: Sot mblidhet Këshilli i Jashtëzakonshëm për Punët e Jashtme
Këshilli i Jashtëzakonshëm për Punët e Jashtme, i thirrur për sot në videokonferencë nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, dhe në të cilin do të marrin pjesë ministrat e Jashtëm të 27 shteteve anëtare, është parashikuar të mbahet në orën 17:00. Ndërkohë, mbledhja e ambasadorëve të shteteve anëtare, Coreper II, është parashikuar në orën 14:00. Në një postim në X, Kallas shkroi: “Vdekja e Ali Khameneit është një moment vendimtar në historinë e Iranit. Ajo që do të ndodhë në të ardhmen është e pasigurt. Por tani hapet një rrugë drejt një Irani ndryshe, një Iran që populli i tij mund ta formësojë me më shumë liri”, duke shtuar se është “në kontakt me partnerët, përfshirë ata të rajonit që mbajnë peshën më të madhe...
Burimi:
vizionplus.tv