Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran
Autoritetet iraniane njoftuan se kanë arrestuar 279 persona që dyshohet se lidhen me “organizata trazirash” me lidhje me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara. Shefi i policisë së sigurisë publike, Faraja, tha se janë arrestuar 279 banditë dhe shkaktarë trazirash, sipas raportimit të transmetuesit shtetëror IRIB në Telegram. Zyrtarët iranianë akuzojnë SHBA-në dhe Izraelin për nxitje të paqëndrueshmërisë në vend dhe i kanë quajtur protestuesit “vandalë”. Protestat, që sipas autoriteteve kanë përfshirë rreth 180 qytete dhe qyteza në 31 provinca, u shkaktuan nga zemërimi për rënien e monedhës iraniane dhe rritjen e kostos së jetesës.
Burimi:
javanews.al