Dyshime që Epstein përdorte bazat Ajrore britanike për trafikimin e vajzave
Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, ka kërkuar një hetim për të verifikuar nëse i dënuari për krime seksuale, Jeffrey Epstein, ka trafikuar gra dhe vajza në Mbretërinë e Bashkuar me avionë privatë që kanë zbritur në bazat e Forcave Ajrore Mbretërore Britanike (RAF). E përditshmja britanike The Telegraph raportoi të enjten se Healey u ka kërkuar zyrtarëve britanikë të shqyrtojnë dy dekada dokumentesh të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të “mos lënë asnjë gur pa lëvizur” në kërkim të çdo lidhjeje mes avionit privat të pedofilit dhe objekteve të RAF-it. Hetimi i nisur nga Healey vjen disa ditë pasi ish-kryeministri laburist Gordon Brown u bëri thirrje autoriteteve të hetojnë nëse ish-princi, Andrew Mountbatten-Windsor, kishte përdorur udhëtime me avion të financuara nga taksapaguesit dhe bazat e...
Burimi:
opinion.al