Dy vrasje dhe protesta, Trump tërhiqet nga Minneapolis
Presidenti amerikan, Donald Trump, tregoi shenjat e para të zbutjes në luftën ndaj emigrantëve të paligjshëm. Një zyrtar i lartë i emigracionit në SHBA pritet të largohet nga qyteti i Minneapolis, në atë që mund të shënojë një ndryshim në tonin e Shtëpisë së Bardhë pas të shtënave fatale të një qytetari të dytë amerikan nga oficerët federalë gjatë fundjavës. Ndërsa Komandanti i Patrullës Kufitare Gregory Bovino dhe disa agjentë të imigracionit largohen, “Cari i Kufirit” Tom Homan do të fillojë të udhëheqë përpjekjet në terren në qytetin e Minesotës, pasi të shtënat me armë zjarri ndaj Alex Pretti të shtunën përshkallëzuan tensionet. Vendimi i Presidentit Donald Trump mund të tregojë interesin e administratës për të tërhequr vëmendjen nga veprimet më agresive federale në goditjen...
Burimi:
opinion.al