Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

Një ortek i fuqishëm ka shkaktuar dy viktima dhe pesë të plagosur në zonën e Val Ridanna, në Alto Adige të Italisë. Tre nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime më të lehta, raporton Ansa. Orteku është shkëputur rreth orës 11:40, në një lartësi prej 2,445 metrash mbi nivelin e detit, duke përfshirë gjithsej 25 skiatorë alpinë që ndodheshin në shpat në atë moment. Fatmirësisht, pjesa më e madhe e tyre kanë arritur të shpëtojnë pa pasoja serioze, pasi janë prekur vetëm në mënyrë të pjesshme nga masat e dëborës. Në vendngjarje ndërhynë menjëherë ekipet e shpëtimit malor, përfshirë njësitë e specializuara të CNSAS, Alpenverein dhe Guardia di Finanza, të mbështetura nga helikopterë, qen kërkimi dhe zjarrfikës...