Dy të vdekur dhe një i lënduar nga orteku në alpet e Italisë

Dy të vdekur dhe një i lënduar nga orteku në alpet e Italisë

Dy skiatorë humbën jetën dhe një tjetër u lëndua të dielën, kur një ortek i madh ndodhi në anën italiane të Alpeve, në zonën e Mont Blanc, pranë kufijve me Francën dhe Zvicrën. Sipas Shërbimit Italian të Shpëtimit Malor, të paktën tre skitarë u përfshinë nga orteku që ndodhi në mëngjes në Courmayeur, në rrugën e njohur freeride “Couloir Vesès” në zonën Val Vény. Një nga skitarët u transportua në spital në gjendje kritike, por më pas ndërroi jetë nga plagët e marra. Në operacionet e kërkimit dhe shpëtimit morën pjesë 15 shpëtimtarë, tre ekipe me qentë e trajnuar për ortekë dhe dy helikopterë. Courmayeur, me rreth 2.900 banorë, ndodhet rreth 200 km në veri-perëndim të Milanit dhe është një nga vendet që do të...