Dy shqiptarë arrestohen në Spanjë, ruanin një ton hashash të armatosur me kallashnikov

Dy shqiptarë arrestohen në Spanjë, ruanin një ton hashash të armatosur me kallashnikov

Policia spanjolle ka arrestuar dy shtetas shqiptarë në Cádiz, të cilët u kapën duke ruajtur rreth një ton hashash, ndërsa ishin të armatosur me armë lufte. Sipas mediave spanjolle, arrestimi u krye në një banesë në zonën Pelayo të Algeciras, ku dy të dyshuarit ndodheshin të pajisur me pushkë automatike sulmuese të tipit kallashnikov (AK-47). Autoritetet bëjnë me dije se lënda narkotike kishte mbërritur në Cádiz përmes plazheve të Algeciras dhe Tarifës, ku narko-skafët kishin zbarkuar ngarkesën, e cila më pas ruhej nga dy shqiptarët e arrestuar. Operacioni policor ishte rezultat i një hetimi të mëparshëm, që çoi në identifikimin e një objekti të përdorur nga organizata kriminale si “guardería”, term i përdorur në zhargonin policor për vendet ku fshihen dhe ruhen sasi të mëdha...