Dy shpërthime të fuqishme trondisin Iranin, ka të vdekur dhe të plagosur (VIDEO)
Të paktën 4 persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën pas dy shpërthimeve të fuqishmë në portin jugor iranian të Bandar Abbas të shtunën, tha një zyrtar lokal për agjencitë iraniane të lajmeve, por shkaku i shpërthimit nuk dihet. Sipas informacioneve të para, shpërthimi në Bandar Abbas shkaktoi dëme të mëdha në dy katet e një ndërtese tetëkatëshe, si edhe në automjete të parkuara dhe dyqane përreth. Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse dhe ekipet e shpëtimit, ndërsa zona u rrethua për arsye sigurie dhe për hetimin e shkaqeve. Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim raportoi se “informacionet që qarkullojnë në rrjetet sociale për një sulm ndaj komandantit të Marinës së Gardës Revolucionare janë plotësisht të pavërteta”, duke hedhur poshtë skenarët për një atentat ndaj...
Burimi:
vizionplus.tv