“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave
Komanda Qendrore e SHBA-së thotë se ka filluar të pastrojë minat në Ngushticën e Hormuzit, në një kohë kur Uashingtoni dhe Tehrani po zhvillojnë bisedime dy palëshe në Pakistan. Në një deklaratë të postuar në X, Ushtria Amerikane tha se anijet USS Frank E Peterson dhe USS Michael Murphy kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit si pjesë e një “misioni më të gjerë për të siguruar që ngushtica të jetë plotësisht e pastër nga minat detare”, të cilat pretendohet se janë vendosur nga IRGC-ja. SHBA dhe Irani nisën sot bisedimet direkte në Islamabad të Pakistanit. Ndonëse të dyja palët kanë mbajtur qëndrime maksimaliste në tryezë, janë vërejtur lëvizje pozitive në disa prej çështjeve kryesore. Mes tyre përfshihen tensionet e lidhura me sulmet izraelite ndaj Libanit, çështja...
Burimi:
javanews.al