“Duart e tij janë të lyera me gjak”/ Khamenei: Trumpi arrogant do të “rrëzohet” si Faraoni dhe Shahu

“Duart e tij janë të lyera me gjak”/ Khamenei: Trumpi arrogant do të “rrëzohet” si Faraoni dhe Shahu

Udhëheqësi iranian Ajatollah Ali Khamenei ka bërë akuza të forta ndaj Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Duke folur në një deklaratë udhëheqësi iranian tha se Trump i cili gjykon me arrogancë të gjithë botën, duhet ta dijë se tiranët dhe udhëheqësit arrogantë në histori, si Faraoni, Mohammad Reza Pahlavi dhe sundimtarë të tjerë të ngjashëm, u rrëzuan pikërisht në momentin kur ishin në kulmin e arrogancës së tyre. Duke iu referuar incidenteve që ndodhën natën e kaluar në Teheran dhe qytete të tjera, ai pretendoi se grupe njerëzish “me qëllim shkatërrimin” shkaktuan dëme në ndërtesa në vendin e tyre, duke synuar të kënaqnin presidentin amerikan dhe ta falënderonin atë. Në të njëjtën kohë, ai shtoi se në luftën 12-ditore, më shumë se 1,000 qytetarë iranianë u martirizuan dhe...