Dronët rusë godasin autobusin në Ukrainë, humbin jetën 12 persona
Një sulm me dron nga forcat ruse ndaj një autobusi në Ukrainë ka shkaktuar të paktën 12 viktima. Ndërsa shtatë persona të tjerë u plagosën. Sulmi ndodhi në rajonin juglindor të Dnipropetrovskit, tha guvernatori i rajonin Oleksandr Hanzha. Kjo vjen pasi Rusia lëshoi 90 dronë sulmues gjatë natës, 14 prej të cilëve që goditën nëntë lokacione, sipas forcave ajrore të Ukrainës. Granatimet ruse goditën gjithashtu Khersonin qendror në Ukrainën jugore.
Burimi:
vizionplus.tv