Dronët iranianë godasin sërish Emiratet e Bashkuara Arabe, raportohen viktima dhe të plagosur nga sulmet

Dronët iranianë godasin sërish Emiratet e Bashkuara Arabe, raportohen viktima dhe të plagosur nga sulmet

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe tha në një deklaratë se nëntë dronë goditën vendin të martën, ndërsa interceptuan tetë raketa dhe 26 dronë. Sulmet në vendin e Gjirit deri më tani kanë vrarë gjashtë persona dhe kanë plagosur 122 të tjerë. Vendet përgjatë Gjirit janë nënshtruar sulmeve të përsëritura ajrore nga Irani. Teherani thotë se po synon asetet ushtarake amerikane të shpërndara në të gjithë rajonin, por këto sulme kanë goditur edhe infrastrukturën civile dhe atë energjetike.