Dronë të paidentifikuar shihen mbi bazën ku jetojnë Rubio dhe Hegseth, ngrihet shqetësi për sigurinë
Zyrtarët amerikanë kanë parë dronë të paidentifikuar mbi një bazë ushtarake në Uashington, ku po qëndrojnë Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio dhe shefi i Pentagonit Pete Hegseth, raportoi Uashington Post, duke cituar tre persona të informuar mbi situatën. Zyrtarët ende nuk kanë përcaktuar se nga kanë ardhur dronët, sipas Uashington Post, i cili citoi dy nga burimet. Në raportin e prestigjiozes amerikane thuhet se dronët mbi Fort McNair i kishin shtyrë zyrtarët të merrnin në konsideratë zhvendosjen e Rubios dhe Hegseth. Megjithatë, dy ministrat nuk janë zhvendosur, sipas një zyrtari të lartë të administratës. Gazeta tha se ushtria amerikane po monitoron kërcënimet e mundshme më nga afër për shkak të nivelit të rritur të gatishmërisë për shkak të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit. Sekretari...
Burimi:
ntv.al