Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Drogonte, përdhunonte dhe shpërndante videot e gruas online, dënohet 61-vjeçari
Një gjykatë në Aachen, në Gjermani, ka shpallur fajtor një 61-vjeçar gjerman për drogimin, përdhunimin dhe filmimin e bashkëshortes së tij për vite me radhë, duke shpërndarë më pas pamjet në internet pa dijeninë e saj. Rasti ka tronditur opinionin publik dhe është krahasuar me çështjen famëkeqe të Dominique Pelicot në Francë. I pandehuri, Fernando P., i cili punonte si roje shkolle, u dënua me 8 vjet e 6 muaj burg. Gjykata theksoi se ai ka shkelur rëndë “sferën më intime të jetës private dhe të drejtat personale” të viktimës, përmes regjistrimeve në të paktën 34 raste. Sipas vendimit, ai e ka vënë në gjumë fshehurazi bashkëshorten në shtëpi dhe ka kryer abuzime seksuale ndërsa ajo ishte pa ndjenja, duke i filmuar aktet dhe duke...