Dosjet Epstein/ Sarah Ferguson detyrohet të mbyllë fondacionin e saj

Dosjet Epstein/ Sarah Ferguson detyrohet të mbyllë fondacionin e saj

Fondacioni i bamirësisë i Sarah Ferguson, “Sarah’s Trust”, ka njoftuar se do të mbyllet “për një periudhë të pacaktuar”, vetëm disa ditë pasi dolën në dritë detaje të reja mbi miqësinë e ish-Dukeshës së Jorkut me të dënuarin për krime seksuale Jeffrey Epstein, që vdiq në burg në vitin 2019. Një zëdhënës i fondacionit tha se vendimi vjen pas “disa muajsh” diskutimesh. Mes më shumë se tre milionë dokumenteve të publikuara javën e kaluar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DoJ) kishte email-e që duket se tregojnë se Ferguson ishte në kontakt me Epstein-in ndërsa ai ndodhej në burg për kërkim shërbimesh seksuale nga një i mitur. Megjithatë përmendja në dosjet e Epstein nuk është tregues i ndonjë shkeljeje ligjore. Fondacioni Sarah’s Trust u themelua në...