Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura miliona dokumente

Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura miliona dokumente

Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Todd Blanche, deklaroi se publikimi i dokumenteve nga dosja Epstein, “shënon fundin e një procesi shumë gjithëpërfshirës të identifikimit dhe shqyrtimit të materialeve”, duke sinjalizuar se, për Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së, çështja konsiderohet e mbyllur. Megjithatë, demokratët vazhdojnë të argumentojnë se departamenti ka mbajtur të fshehura një numër të madh dokumentesh, potencialisht rreth 2.5 milionë pa dhënë një justifikim të mjaftueshëm. Sipas ‘BBC’, Departamenti i Drejtësisë ka qenë nën shqyrtim të fortë kritikash pasi nuk arriti të përmbushë afatin e 19 dhjetorit për publikimin e plotë të dosjeve, siç parashikohet nga Akti i Transparencës së Dosjeve Epstein, i miratuar nga Kongresi dhe i nënshkruar në ligj në muajin nëntor. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse kjo sagë ka përfunduar. Prej kohësh,...