Dosja me skandale e Epstein dhe Greqia, e shihte këtë shtet si “laborator financiar”
Dosjet e reja të publikuara nga autoritetet amerikane për Jeffrey Epstein zbulojnë një dimension të panjohur deri tani: interesin e fortë dhe sistematik të tij për Greqinë gjatë viteve të krizës ekonomike. Sipas qindra email-eve dhe dokumenteve të brendshme, Epstein, i cili u vetëvra në burg në vitin 2019 ndërsa priste gjyqin për trafik seksual, e shihte Greqinë si një “laborator financiar” për spekulime dhe investime me rrezik të lartë. Në korrespondencën e tij, ai merrte informacion të drejtpërdrejtë nga banka ndërkombëtare, si JPMorgan dhe Deutsche Bank, për blerjen e bonove shtetërore greke, aksioneve bankare dhe produkteve financiare të lidhura me rimëkëmbjen e ekonomisë greke. Në një email të vitit 2011, një drejtues i JPMorgan i propozon blerjen e obligacioneve greke me interes mbi 11...
Burimi:
ntv.al