Dosja “Epstein”, lirohet pas disa orësh në paraburgim vëllai i mbretit Charles

Dosja “Epstein”, lirohet pas disa orësh në paraburgim vëllai i mbretit Charles

Ish-princi britanik Andrew është liruar pas disa orësh në paraburgim, në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen e financierit amerikan, pedofilit Jeffrey Epstein. Organi i akuzës ka bërë të ditur se hetimet do të vijojnë. Sipas mediave britanike, oficerët e policisë kanë ushtruar kontrolle në disa prona private të vëllait të Charles III në zona të ndryshme të vendit. Më konkretisht, janë kontrolluar pronat Windsor Estate dhe Wood Farm, në Norfolk, ku Andrew ka jetuar. Ai ka shërbyer si i dërguar tregtar i Mbretërisë së Bashkuar në periudhën 2001–2011. Po ashtu, në lupën e hetuesve pritet të kalojë edhe ish-rezidenca e tij, Royal Lodge. Ish-princi u arrestua një ditë më parë nga policia britanike, nën dyshimet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Andrew,...