Dosja “Epstein”/ Lajçak i penduar: Kur i lexoj sot ato mesazhe, ndihem si budalla
Ish këshilltari për sigurinë kombëtare i kryeministrit sllovak, Miroslav Lajcak, tha se ndjen turp për komunikimet e tij me Jeffrey Epstein, pas publikimit të dosjeve të reja nga SHBA. “Kur i lexoj sot ato mesazhe, ndihem si budalla,” tha Lajçak të hënën në një intervistë për Radion Sllovakia. “Ishin biseda private. Kush do të ishte i lumtur po t’i lexonte gjithë vendi mesazhet e tij? Të paktën, kam treguar gjykim të dobët” shtoi ai. Mesazhet, të përfshira në dokumentet e sapo publikuara nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, tregojnë biseda mes Epstein dhe Lajcak ku bëhen batuta për gra të ndryshme ndërsa tema e bisedës përfshin edhe takimet e Lajcak si ministër i Jashtëm me homologun rus Sergey Lavrov. Në biseda përmendet edhe një ide për një takim mes kryeministrit sllovak...
Burimi:
opinion.al