Dosja Epstein, ish-kryeministri norvegjez i vendosur nën hetim tenton vetëvrasjen

Dosja Epstein, ish-kryeministri norvegjez i vendosur nën hetim tenton vetëvrasjen

Disa ditë pasi policia norvegjeze nisi një hetim për korrupsion të lidhur me dosjet e Epstein dhe kontrolloi pronat e tij, ish-kryeministri i Norvegjisë, Thorbjorn Jagland, u shtrua në spital pas një tentative të dyshuar për vetëvrasje, raportoi Faytuks Network të martën. Sipas dokumenteve të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, Jagland dhe anëtarët e familjes së tij dyshohet se kanë kaluar pushimet në rezidencat e abuzuesit të dënuar për krime seksuale dhe financierit të ndjerë Jeffrey Epstein midis viteve 2011 dhe 2018. Në një prej komunikimeve me Epstein, Jagland përmendte se kishte qenë edhe në Shqipëri, vend për të cilin tha se “ka vajza të jashtëzakonshme”, duke shtuar hijet e dyshimit mbi veprimtarinë e tij zyrtare. Pas kësaj, autoritetet norvegjeze nisën një hetim për korrupsion...