Dosja Epstein/ Ish-bashkëshortja e Bill Gates: E lumtur që dola nga ai llum
Ish bashkëshortja e themeluesit të Microsoft-it, Melinda Gates, nuk i gëlltit aspak historitë e rënda që kanë dalë nga disa dokumente pjesë në vorbullën e dosjes Epstein, sipas së cilës, në vitin 2013, Bill Gates kishte marrë një sëmundje seksualisht të transmetueshme nga disa vajza ruse “të takuara” në shtëpinë e mikut pedofil, dhe më pas kishte tentuar t’i jepte fshehurazi bashkëshortes antibiotikët për kurim. “Duhet drejtësi për viktimat. Edhe unë kam pasur moshën e tyre, edhe unë kam pasur vajza të asaj moshe”, tha për radion NPR gruaja me të cilën “nërdi” që u bë miliarder pati tre fëmijë, gjatë 27 viteve martesë. Intervistuesit ajo i rrëfeu shqetësimin e saj të madh pas publikimit të dokumenteve në dosjen skandaloze: “Kur dalin në dritë këto detaje – dhe...
Burimi:
opinion.al