Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës
Një valë e fortë spekulimesh ka pushtuar orët e fundit rrjetet sociale lidhur me të dashurën e supozuar të “El Mencho”, e cila pretendohet se ka informuar autoritetet për vendndodhjen e tij. Sipas postimeve që u bënë virale dhe u kthyen në trend global, bëhet fjalë për një influencere dhe modele të njohur meksikane në OnlyFans, Maria Julissa. Fotografi që qarkulluan në internet e paraqesin atë, teorikisht, në shoqërinë e Nemesio Oseguera Cervantes, vetëm pak orë përpara se ai të humbiste jetën gjatë një operacioni të madh policor. Influencerja i ka mohuar kategorikisht këto pretendime që e lidhin me liderin e kartelit “Cartel Jalisco Nueva Generacion (CJNG)”, duke folur për foto dhe video të manipuluara, që sipas saj mund të jenë krijuar me ndihmën e...
Burimi:
javanews.al