Dorëhiqet drejtoresha e Luvrit pas vjedhjes spektakolare të stolive të kurorës franceze. Reagon Macron
Drejtoresha e Muzeut të Luvrit në Paris ka dhënë dorëheqjen disa muaj pas grabitjes së bujshme të stolive të kurorës së Francës, një ngjarje që tronditi një nga muzetë më të vizituar në botë. Laurence des Cars i paraqiti dorëheqjen presidentit Emmanuel Macron, i cili, sipas mediave franceze, e cilësoi vendimin si “një akt përgjegjësie”. Vjedhja ndodhi në mëngjesin e 19 tetorit të vitit të kaluar. Sipas hetimeve, autorët përdorën një platformë ngritëse mekanike të montuar në një automjet të vjedhur për të hyrë në Galerie d’Apollon (Galeria e Apollonit), përmes një ballkoni pranë lumit Senë. Katër të dyshuarit kryesorë janë arrestuar, por tetë bizhuteritë e vjedhura, me një vlerë të përllogaritur rreth 88 milionë euro nuk janë gjetur ende. Mes tyre ishte edhe një...
Burimi:
javanews.al