Doli në dosjet e Epstein, policia britanike arreston vëllain e Mbretit Charles, Andrew

Doli në dosjet e Epstein, policia britanike arreston vëllain e Mbretit Charles, Andrew

Policia ka arrestuar sot (të enjten) vëllain më të vogël të Mbretit Charles, Andrew Mountbatten-Windsor, nën dyshimin për shpërdorim detyre në funksion publik, lidhur me marrëdhëniet e tij me të ndjerin Jeffrey Epstein. Më herët, disa gazeta raportuan se gjashtë makina policie dhe rreth tetë oficerë me rroba civile kishin mbërritur në Wood Farm, në pronën Sandringham, në lindje të Anglisë. Policia e Thames Valley kishte deklaruar më herët këtë muaj se po shqyrtonte pretendimet sipas të cilave Mountbatten-Windsor mund t’i ketë kaluar dokumente konfidenciale qeveritare Epstein-it, bazuar në dosje të publikuara së fundmi nga qeveria e SHBA-së. Djali i dytë i Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II, i ka mohuar vazhdimisht akuzat për lidhje të paligjshme me Epstein. Ai ka shprehur pendesë për miqësinë me...