Dokumente të reja nga dosja “Epstein”/ Emaili i vitit 2017 flet për “kandidate” dhe përmend një shqiptare: Gati të bëjë çdo punë!

Dokumente të reja nga dosja “Epstein”/ Emaili i vitit 2017 flet për “kandidate” dhe përmend një shqiptare: Gati të bëjë çdo punë!

Një dokument i përfshirë në dosjen hetimore të Jeffrey Epstein, e cila është bërë publike nga autoritetet gjyqësore amerikane, përmban referenca mbi përzgjedhjen e vajzave të reja për punë, mes tyre edhe një shtetase shqiptare. Emaili, i datës 29 mars 2017, është pjesë e materialeve të sekuestruara gjatë hetimeve që u zhvilluan ndaj financierit të ndjerë. Në përmbajtjen e komunikimit përmenden disa “kandidatë kryesorë”, të cilët i prezantohen një personi tjetër për vlerësim. Mes tyre përshkruhet një vajzë ruse 21-vjeçare, për të cilën theksohen jo vetëm të dhënat mbi arsimin dhe statusin e vizës së punës në Shtetet e Bashkuara, por edhe elementë që lidhen me pamjen fizike dhe gatishmërinë për të përmbushur çdo kërkesë. Në të njëjtin email bëhet fjalë edhe për një vajzë...