Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate
“Bota Serbe” po mblidhet kundër aleancës ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë. Këtë e konfirmoi Millorad Dodik, ish lider i Republika Srpska, të Bosnje dhe Hercegovinës. Përmes një njoftimi në rrjete sociale, ai bën me dije se ka thirrur një takim udhëheqësish me Serbinë. “Në seancën e Kryesisë së Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur, diskutuam gjithashtu ndikimin e aleancës ushtarake të Zagrebit, Tiranës dhe Prishtines. Arritëm në përfundimin se ajo përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për Republikën Serbe”, shkroi Dodik në llogarinë e tij X. Duke njoftuar thirrjen e takimit me Vuçiç dhe drejtues të tjerë të Serbisë, ai paralajmëron marrjen e një qëndrimi të përbashkët dhe vendime të tjera. Lidhur me takimin e thirrur ka ndërhyrë dhe Srna Kovaç, anëtar i Komitetit të...
Burimi:
javanews.al