“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se Uashingtoni është gati të rifillojë sulmet ndaj Iran nëse bisedimet për paqe dështojnë. Në një prononcim për New York Post, Trump u shpreh se vendimi do të bëhet i qartë brenda një kohe shumë të shkurtër. “Do ta zbulojmë brenda rreth 24 orësh, do ta dimë së shpejti,” deklaroi ai. Kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se forcat amerikane janë në gatishmëri të plotë, duke zbuluar se anijet luftarake po pajisen me armatim të avancuar. “Kemi një rivendosje në plan. Po i ngarkojmë anijet me municionet më të mira, armët më të mira të prodhuara ndonjëherë,” u shpreh Trump, duke shtuar se nëse nuk arrihet një marrëveshje, ato “do të përdoren me shumë efikasitet”. Deklarata...