“Do të përmbyset si faraoni!” Lideri Suprem i Iranit poston një karikaturë të Trump në sarkofag

“Do të përmbyset si faraoni!” Lideri Suprem i Iranit poston një karikaturë të Trump në sarkofag

Llogaria zyrtare në rrjetet sociale e udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka postuar një karikaturë në X, ku e përshkruan presidentin e SHBA-së Donald Trump si një sarkofag që po shembet, me një mesazh që thotë “edhe ky do të përmbyset”. Imazhi e përshkruan udhëheqësin amerikan si një sarkofag guri në stilin e lashtë egjiptian brenda një varri të zbukuruar me hieroglife. Flamuri amerikan dhe Vula e Madhe e Shteteve të Bashkuara janë vizatuar si gdhendje në arkivol, i cili po çahet dhe po shkërmoqet. Teksti shoqërues në karikaturë thotë: “Si Faraoni”. Një mesazh i postuar përkrah karikaturës i referohet mbretërve historikë dhe legjendarë, siç janë faraonët e Egjiptit të lashtë dhe Nimrodi, një figurë biblike e librit të Zanafillës, duke paralajmëruar se...