“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës
Në një kohë kur Irani ndodhet nën breshërinë e sulmeve izraelito-amerikane, komunikimi me botën jashtë është pothuajse i pamundur. Mes ndërprerjes totale të internetit dhe kërcënimit me burg, banorët po përdorin rrugë ilegale për të treguar dëshpërimin e tyre. Dëshmitë e mbledhura së fundmi nga mediat ndërkombëtare vizatojnë një tablo të zymtë të një popullsie që ndjehet e bllokuar mes dy zjarreve, një establishmenti që nuk e duan dhe bombave që po shkatërrojnë infrastrukturën e vendit të tyre. Shkatërrimi i urës në Karaj ka qenë pika e kthesës për shumë banorë, duke ngjallur frikë se lufta nuk po synon vetëm objektivat ushtarake. Një vajzë rreth të 20-ave nga Teherani, përmes një mesazhi zanor ku dëgjoheshin lotët, shprehu pafuqinë e saj: “Ndjehem e pafuqishme. [Trump] publikon...
Burimi:
javanews.al