“Do ta marrim Groenlandën në një mënyrë ose në një tjetër!”/ Trump: Përndryshe do ta bëjnë Rusia ose Kina

“Do ta marrim Groenlandën në një mënyrë ose në një tjetër!”/ Trump: Përndryshe do ta bëjnë Rusia ose Kina

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump,  përsëriti dje, se Shtetet e Bashkuara do ta marrin Groenlandën në një mënyrë ose në një tjetër, sepse”nëse nuk e marrim ne, do ta bëjnë Rusia ose Kina. “Arritja e një marrëveshjeje është pjesa e lehtë, por në një mënyrë ose në një tjetër do ta kemi Groenlandën”, tha presidenti i SHBA-së nga Air Force One. Mediat e huaja shkruajnë se, presidenti amerikan sqaroi se Uashingtoni nuk po flet për një qiradhënie afatshkurtër të Groenlandës, por vetëm për blerjen e këtij territori danez. “Na duhet një akt pronësie. Grenlanda duhet ta pranojë marrëveshjen, sepse Grenlanda nuk dëshiron ta shohë Rusinë ose Kinën të marrë kontrollin. Në thelb, mbrojtja e tyre bazohet në dy saja me qen. E dini këtë? E dini se çfarë janë mbrojtjet e tyre? Dy...