“Do publikojmë dosjet e UFO-ve”, Trump: Obama gaboi, nxori informacion të klasifikuar

“Do publikojmë dosjet e UFO-ve”, Trump: Obama gaboi, nxori informacion të klasifikuar

Kreu i Shtëpisë së Bardhë  Donald Trump ka bërë me dije se do t’i kërkojë agjencive federale amerikane, përfshirë këtu Departamentin e Mbrojtjes, që të nisin “procesin e identifikimit dhe publikimit” të dosjeve qeveritare të cilat lidhen me jetën jashtëtokësore.  “Bazuar në interesin e jashtëzakonshëm të treguar, unë do t’i udhëzoj Sekretarit të Luftës dhe Departamenteve dhe Agjencive të tjera përkatëse që të fillojnë procesin e identifikimit dhe publikimit të dosjeve qeveritare që lidhen me jetën aliene dhe jashtëtokësore, fenomenet ajrore të paidentifikuara dhe objektet fluturuese të paidentifikuara si dhe çdo informacion tjetër që lidhet me këto çështje shumë komplekse, por jashtëzakonisht interesante dhe të rëndësishme”, tha Trump. Më herët  para gazetarëve Trump ka akuzuar ish presidentin Barack Obama  se ka publikuar informacion të klasifikuar...