Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Do kryente sulme terroriste, policia holandeze arreston 29-vjeçarin sirian, postimet në rrjetet sociale e çuan në pranga
Policia holandeze ka arrestuar një 29-vjeçar sirian, i cili besohet të jetë anëtar i grupit Shteti Islamik dhe po planifikonte një sulm diku në Evropë, thanë prokurorët, bazuar në postimet e të dyshuarit në platformat e mediave sociale. Shërbimi i inteligjencës AIVD identifikoi postime në të cilat burri kërcënoi të kryente një sulm në një zonë të paspecifikuar të Evropës. Prokurorët nuk dhanë detaje të mëtejshme rreth sulmit të planifikuar ose pse dyshojnë se ai është anëtar i Shtetit Islamik (ISIS). 29-vjeçari u arrestua më 18 dhjetor në shtëpinë e tij në Fissingen, në Holandën jugperëndimore. Me vendim gjykate, janë zgjatur afatet e paraburgimit për 29 vjeçarin për të paktën 30 ditë, pasi hetimi është ende në vazhdim./vizionplus.tv