Djali i një studiuesi fetar, baba i 6 fëmijëve/ Ali Khamenei, kleriku i linjës së ashpër që udhëhoqi Iranin që nga viti 1989

Djali i një studiuesi fetar, baba i 6 fëmijëve/ Ali Khamenei, kleriku i linjës së ashpër që udhëhoqi Iranin që nga viti 1989

Izraeli dhe SHBA-të nisën sulme ditën e sotme ndaj Iranit, teksa vetëm pas disa orësh u konfirmua nga presidenti Donald Trump vdekja e udhëheqësit suprem Ali Khamenei. Po kush është lideri iranian që ishte në politikë prej 64 vitesh? I lindur në vitin 1939 në qytetin verilindor të Mashhad, djali i një studiuesi fetar, Ali Khamenei iu bashkua lëvizjes fetare opozitare të udhëhequr nga Ruhollah Khomeini kundër shahut Mohammad Reza Pahlavi në vitin 1962. Pas Revolucionit Islamik të vitit 1979, Khamenei u emërua zëvendësministër i Mbrojtjes dhe ndihmoi në organizimin e Islamic Revolutionary Guard Corps (IRGC), një forcë kyçe ushtarake dhe politike në Iran. Pas vdekjes së Khomeinit në qershor 1989, Assembly of Experts – një këshill klerikësh – e zgjodhi Ali Khamenein si liderin...