Djali i adoptuar i El Mencho-s?! Kush do të marrë ‘frenat’ e kartelit më të fuqishëm të Meksikës
Shteti i Jalisco-s po përpiqet të rikuperohet pas operacionit ushtarak të zhvilluar të dielën, 23 shkurt, ku u vra kreu i Cartel de Jalisco Nueva Generacion (CJNG), Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”. Operacioni la pas 27 anëtarë të Gardës Kombëtare dhe 46 trafikantë të vrarë. David Mora, hulumtues për Meksikën në International Crisis Group, thotë se ajo që përjetoi në Guadalajara ditën që u vra El Mencho ishte dramatike: qyteti u zbraz në çaste, dyqanet u mbyllën njëra pas tjetrës, ndërsa më shumë se 10 mijë pjesëmarrës të një gjysëmmaratoneje mbetën të bllokuar. Vetëm një dyqan i vogël ku blihen tacos mbeti i hapur, i mbushur me qytetarë dhe efektivë policie. Sipas Moras, policët që humbën jetën u përballën me skena të dhunës ekstreme. Ndërsa ushtria kishte...
Burimi:
javanews.al