Dita Ndërkombëtare e Holokaustit, ministri i Jashtëm izraelit: Shqipëria, një shembull morali për botën

Dita Ndërkombëtare e Holokaustit, ministri i Jashtëm izraelit: Shqipëria, një shembull morali për botën

“Shqipëria qëndron si një shembull morali për botën”. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm i Izraelit Gideon Sa‘ar në aktivitetin përkujtimor për Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit të organizuar nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë. “Jam i nderuar t’i drejtohem ceremonisë vjetore të Shqipërisë për Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. Historia unike e Shqipërisë qëndron si një shembull morali për botën. Gjatë Holokaustit, ndërsa në pjesën më të madhe të Europës hebrenjtë dërgoheshin në kampet e vdekjes, shqiptarët u ngritën në mbrojtje të hebrenjve në emër të kodit të tyre të nderit, Besa. Asnjë hebre nuk u dërgua drejt vdekjes. Shqipëria ishte i vetmi vend i pushtuar nga nazistët ku popullsia hebraike u rrit gjatë Holokaustit. Ne nuk do ta harrojmë...