Dita e tretë e sulmeve/ Lufta në Lindjen e Mesme, nga Izraeli në Kuvajt, sa viktima janë shënuar deri më tani
Lufta SHBA-Izrael e cila nisi ndaj Iranit, po përshkallëzohet gjithnjë e më tej, teksa tensionet kanë hyrë në ditën e tretë. Dhjetëra persona kanë mbetur viktima të sulmeve, nga Irani deri në Kuvajt. Irani: Mbi 100 nxënëse u vranë në një shkollë fillore për vajza, sipas mediave shtetërore iraniane. Ka raportime kontradiktore mbi numrin e përgjithshëm të personave të vrarë në Iran, me Agjencinë e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA) me seli në SHBA që thotë se të paktën 133 civilë janë vrarë. Izraeli: Të paktën 10 persona janë vrarë dhe më shumë se 200 të tjerë janë plagosur në Izrael që kur ky i fundit filloi operacionet ushtarake kundër Iranit, sipas Magen David Adom. Nëntë nga viktimat u raportuan nga...
Burimi:
javanews.al