Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit
Për ditën e sotme (18 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës në pjesë të madhe të territorit. Sipas SHMU-së, pas orëve të mesditës reshjet e shiut me intensitet të ulët lokalizohen në jug dhe përgjatë relieveve malore të vendit deri në orët e vona të pasdites. Në mënyrë të izoluar dhe periudha afatshkurtra reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave. Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi...
Burimi:
javanews.al