Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë
Lufta në Iran i ka kushtuar Shteteve të Bashkuara të paktën 12 miliardë dollarë deri tani. Këtë vlerësim e ka bërë një zyrtar i administratës së Donald Trump. Shifra ka gjasa të jetë më e ulët se kostoja reale, pasi nuk përfshin dislokimin e forcave që i parapriu sulmit dhe as shpenzimet afatgjata për zëvendësimin e armëve të përdorura. Center for Strategic and International Studies, siç raporton Time, kishte vlerësuar fillimisht se 100 orët e para të operacionit kishin kushtuar rreth 891,4 milionë dollarë në ditë. Ky ritëm i lartë shpenzimesh mund ta detyrojë së shpejti administratën të kërkojë fonde të reja.
Burimi:
javanews.al