Distancohet kryeministri britanik: Nuk ishim të përfshirë në sulmet amerikane ndaj Venezuelës
Kryeministri Keir Starmer tha se Britania nuk ishte e përfshirë në sulmet e Shteteve të Bashkuara ndaj Venezuelës të shtunën dhe se është e rëndësishme të respektohet e drejta ndërkombëtare. Siç shkruan Reuters, Starmer shtoi se dëshironte të fliste me presidentin amerikan Donald Trump për të kuptuar saktësisht çfarë kishte ndodhur. Trump deklaroi në një postim në rrjetet sociale herët të shtunën se forcat amerikane kishin kapur presidentin e Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe e kishin larguar nga vendi, ndërsa zëvendëspresidentja Delcy Rodríguez tha se nuk e dinte vendndodhjen e Maduro-s apo nëse ai ishte ende gjallë. I pyetur nëse e dënonte veprimin e SHBA-ve, siç bënë liderët e disa partive britanike (asaj Liberal Demokrate dhe të Gjelbër), të cilët e quajtën të paligjshëm, Starmer tha se...
Burimi:
javanews.al