Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

Rusia kurrë nuk do ta braktisë apo tradhtojë Kubën dhe planifikon të ndihmojë ishullin komunist të përballet me problemet energjetike të lidhura me embargon amerikane. Të paktën kështu ka deklaruar një zëvendësministër i jashtëm rus mëngjesin e kësaj të premteje, pas bisedimeve të zhvilluara në Havana. Gjatë një konference për shtyp në kryeqytetin kuban, Sergei Ryabkov tha gjithashtu se Moska nuk ka ndërmend të heqë dorë nga interesat e saj në hemisferën perëndimore, pavarësisht se çfarë mund të thonë Shtetet e Bashkuara. Ryabkov tha se ndihma e Moskës për Kubën do të shkojë përtej ngarkesës së madhe me naftë që ajo i dërgoi ishullit muajin e kaluar. “Jam i bindur se ngjarjet e javëve të fundit në marrëdhëniet tona do të na çojnë përpara drejt...