Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Dimri mbërthen Europën: Kaos në trafik nga dëbora dhe ngricat
Dimri po mban në “kthetrat” e veta rajone të tëra në Europë. Në Holandë për të dytën ditë radhazi ka pasur anulime fluturimesh në aeroporte. Në Paris u ndërpre përkohësisht qarkullimi i autobusëve. Reshje të dendura dëbore dhe temperaturat me ngrica po shkaktojnë probleme në mbarë Europën. Në Holandë në aeroportin e Amsterdamit Schiphol u anuluan mbi 700 fluturime gjatë dy ditëve të fundit. Mbi 1.000 pasagjerëve u është dashur të kalojnë natën në aeroport duke fjetur në dyshekë palosës, sikurse njofton aeroporti në faqen e vet të internetit. Autoritetet e aeroportit parashikojnë, që moti dimëror me erëra të forta do të vazhdojë. Edhe qarkullimi i trenave në Holandë ka pasur pengesa dhe anulime duke u paralizuar pjesërisht prej reshjeve të borës. Edhe në Francë...