Dimri dhe pasiguria kaplon Rripin e Gazës, faza e dytë nuk po nis

Dimri dhe pasiguria kaplon Rripin e Gazës, faza e dytë nuk po nis

Në Gaza ka mbërritur dimri. I shoqëruar nga shiu dhe i ftohti që ka goditur kampet me çadra ku jeton pjesa më e madhe e popullsisë, por edhe nga errësira mediatike dhe politike që ka mbuluar Rripin që prej 10 tetorit, kur hyri në fuqi armëpushimi i imponuar nga Trump. Në këto nëntë javë, e ashtuquajtura “fazë e dytë” e planit të imponuar nga amerikanët ka hasur vështirësi për të nisur. Siç shkruan gazeta La Repubblica, në Doha, ditët e fundit, Shtetet e Bashkuara nuk arritën asnjë rezultat me vendet që pritej të merrnin pjesë në forcën ndërkombëtare të stabilizimit, mbi përbërjen dhe afatet e së cilës mbetet ende shumë pasiguri. Dje, dy të dërguarit specialë të Trump-it, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, paraqitën për një...