Dhunë e kaos në Meksikë pas vdekjes së “El Mencho”, 10 mijë ushtarë në terren

Dhunë e kaos në Meksikë pas vdekjes së “El Mencho”, 10 mijë ushtarë në terren

Meksika ka dislokuar rreth 10 mijë trupa për të frenuar valën e dhunës që shpërtheu pas vrasjes së një prej figurave më të kërkuara të botës së krimit, Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”. Kreu i Jalisco New Generation Cartel (CJNG) u plagos gjatë një përplasjeje me ushtrinë në Tapalpa, në shtetin Jalisco, dhe vdiq gjatë transportimit drejt Mexico City. Pas konfirmimit të vdekjes së tij, anëtarë të kartelit bllokuan rrugë në disa shtete, dogjën automjete dhe sulmuan objekte publike. Sipas autoriteteve, dhuna la dhjetëra të vrarë, përfshirë anëtarë të forcave të sigurisë, ndërsa disa të dyshuar u neutralizuan gjatë operacionit. Për “El Mencho” ishte shpallur një shpërblim prej 15 milionë dollarësh. Situata krijoi panik edhe në zona turistike si Guadalajara dhe Puerto...